Yuri Kim thirrje zyrtarëve të sigurojnë votime pa trysni apo blerje votash: Po vëzhgojmë procesin në të 6 bashkitë
E Diel 6 Mars 2022, 13:26
TiranaPost

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nëpërmjet një postimi në Instagram k atreguar që po i ndjek nga afër zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit.
“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.”
View this post on Instagram