Rama kujton sa demokratikë e të lirë jemi në ditën e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki: Bëjeni edhe për ata që masakrohen në lindje të Europës
E Diel 6 Mars 2022, 08:37
TiranaPost

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit dhe kryeministri Edi Rama u kujton të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike edhe në respekt të atyre që po masakrohen në lindje të Europës.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë.” shkruan Rama në Facebook.