Arrestohet autori që vendosi eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës
E Martë 25 Janar 2022, 22:15
TiranaPost

Policia ka arrestuar autorin, i cili vendosi eksplozivin në shtëpinë e presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka në Durrës. Autori është identifikuar si Arlen Hasanaj, 34-vjeç, pronar i një biznesi në qytetin bregdetar, sipas reportimeve mediatike.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 22:20. Lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël dhe nga shpërthimi u konstantuan vetëm dëme të vogla materiale.