Aktualitet

Veliaj reagon për shpërthimin me tritol në shtëpinë e Armand Dukës: Policia të vendosë para drejtësisë autorët! Ai është kundërshtari, jo armiku im

Veliaj reagon për shpërthimin me tritol në shtëpinë e

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës. Veliaj i ka bërë thirrje policisë të hetojë dhe të vendosë para drejtësisë autorët, duke shtuar se Duka është kundërshtari, jo armiku i tij.

“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret i zotërisë, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë, në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla” tha Veliaj për emisionin TPZ.