Shqiptarët në botë

Njihuni me Benet Nurën, i pari banor shqiptar i planetit Mars dhe historia si mori pjesë në konkursin e NASA-s

Njihuni me Benet Nurën, i pari banor shqiptar i planetit Mars dhe historia

Benet Nura, me origjinë nga Kosova, 17 vjeç është shqiptari i parë i cili ka siguruar udhëtimin për në planetin Mars duke u bërë banor zyrtar nëse atje do ketë jetë. Para se raketa Atlas V të nisej për në planetin Mars, NASA hapi konkurs me 100 mijë aplikantë, dhe Benet Nura është ndër të përzgjedhurit.

Në një intervistë për median e Kosovës RTK, 17 vjeçari ka treguar se ka dy pasaporta, një holandeze dhe një të NASA-s.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”.

Njihuni me Benet Nurën, i pari banor shqiptar i planetit Mars dhe historia

Beneti studion për shkenca kompjuterike, dhe thotë se tashmë ka më shumë interes për të studiuar edhe për shkencën. Më tej ai tregon se si mori pjesë në konkurs:

“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA”.

Ndërkaq me datë 18.02.2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka zbarkuar në Mars.