Fitorja e Distria Krasniqit dhe reagimi nervoz i mediave serbe
E Shtunë 24 Korrik 2021, 16:12
TiranaPost

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi mori sot Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ndërkohë që lajmi bëri bujë në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës, mediat serbe e kanë raportuar me nervozizëm.

Mediat serbe i janë referuar Kosovës si “E ashtuquajtura Kosovë”, teksa raportonin fitoren e madhe.
B92 është media që raporton se pas Majlinda Kelmendit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione e Lojërave Olimpike.
“E ashtuquajtura Kosovë fiton të artën në Tokio”, është titulli i lajmit të tyre.