Medalja e Arit në Tokio shkon për xhudisten kosovare
E Shtunë 24 Korrik 2021, 12:26
TiranaPost

Distria Krasniqi, xhudistja nga Kosova ka marrë Medaljen e Arit në Lojërat Olimpike 2020.
Krasniqi fitoi të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki.
Xhudistja nga Peja fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u përball me Urantsetseg Munkhbat.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën. Të parën ia dhuroi Majlinda Kelmendi në 2016-ën.