Rama 8 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët!
Vazhdon dëshmia e Kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, mes debateve të shumta.
Dëshmia e Ramës mbyll listën e gjatë të zyrtarëve të lartë që kanë dalë gjatë javës, ndërsa puna e komisionit hetimor mbyllet më 25 shkurt.
Gjatë debatit në komision me Jorida Tabakun, kryetaren e Komisionit, me mikrofona fikur pas përmendjes së ish-ministrit Koka vazhdimisht në Komision Rama i është kthyer Tabakut duke u shprehur se se një ditë mund të jetë edhe Lulzim Basha në burg dhe se ai nuk do e përmende kurrë 'kur ai të jetë atje', raportojnë mediat.
“Kurrë nuk kam për ta përmendur Lulin kur ta çojnë atje”, deklaroi Rama në komision.
View this post on Instagram
Edi Rama gjithashtu i ka kërkuar opozitës në Komisionin Hetimor që të heqin dorë nga akuzat se janë vjedhur 430 mln euro, duke theksuar edhe një herë se ajo është një shumë që përfshin shërbimin e menaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047.
"Ju keni folur për një aferë shekulli. Një aferë shekulli duhej të kalonte minimalisht atë që ishte deri dje afera e shekullit, Rruga e Kombit dhe keni ngritur shifrën 430 mln euro. Doli dhe një 45 mln tjetër për t'i dhënë edhe më shumë erë shekullore aferës. Ju i keni thënë shqiptarëve janë vjedhur 430 mln euro. Tani sot me gojën e vet Tabaku pohoi se nuk na qenka tamam kështu. Z.Këlliçi nuk më rezulton mua që ka përqafuar aritmetikën e delegatëve për karrige. Ky është moment i mirë për të riparë aritmetikën e aferës. Është e rëndësishme që ndarja që ishte një ndarje shumë qartësisht e definuar nga dy këndvështrime të aritmetikës, njëri ekstravagant tjetri normal, duhet të mishërohet dhe këtu. Po flasim për një angazhim deri në vitin 2047 ku situata në këtë parlament do jetë tjetër dhe deri në 2047 uroj që z.Këlliçi do jetë këtu dhe të bëjë dhe një komision tjetër. Ne diskutojmë 430 mln euro për para që janë deri në 2047. Ky është problemi që kam unë me aferën, kështu që ta heqim këtë 430, është në nderin e Foltores që ta heqë", tha Rama.
Kryeministri është përfshirë në një debat të fortë me deputetin demokrat Luçiano Boçin, teksa ky i fundit po i drejtonte pyetje mbi inceneratorët në Komisionin Hetimor.
Debati:
Boçi: Do të të pyes për Elbasanin, tani të kam pyetur për tjetër gjë
Rama: Unë do ta mbaroj këtë
Boçi: Të lutem, do të të pyes edhe për grimcat e pluhurit...
Rama: Do ta kisha thënë 3 herë tani
Boçi: Ndërpreje atë
Rama: Nuk ka lindur akoma një burrë që më ndërpret mua të drejtën e fjalës
Boçi: Je dëshmitarë, nuk është burrni kjo, burrninë tregoje diku tjetër. Kaq të vogël e ke burrninë ti, këtu e mat?
Rama: E kam çështje të integritetit të dëshmitarit, Sekretari i partisë ma ka bërë nëtë kur kam qenë i vogël
Boçi: E paske burrninë historike ti
Rama: Më lër të mbaroj se do e kisha mbaruar 15 herë. Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës vjetorë të BE për grimcat e pluhurit. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucionin mjedisor. Për procedurat kanë një zinxhir njerëzish që i dinë mirë kompetencat e tyre. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë ulen të gjithë dhe secili merr detyrat.