Politikë

Rama komplekson Tabakun për pyetjet e gatshme: Mu bëre si Fevziu që bën pyetje e sheh telefonin. Të vërtetën e mëson sikur të flisje ti vetë me mua

Rama komplekson Tabakun për pyetjet e gatshme: Mu bëre si Fevziu

Kryeministri Edi Rama gjatë dëshmisë për Inceneratorët ka ironizuar kryetaren e Komisionit Hetimor Jorida Tabakun për pyetjet e gatshme, pas ndodhisë së djeshme ku mediat arritën të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku. Në bisedat e fotografuara Metaj merr udhëzime nga dy gazetarët, Andi Tela dhe Andi Bushati për atë që duhet t’i thotë Tabakut.

‘’Do më dëgjoni tani se mu bëre si Fefziu që bën pyetje dhe sheh telefonin. Po të komunikojmë bashkë do t’i shkojmë të vërtetës më afër se sa të më bësh mua pyetjet që bën Andi Bushati. Se jeni si klubi i analfabetizmit juridk për qëllimet politike’’, tha Rama.