Politikë

Rama për Becchetin: Ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Rama për Becchetin: Ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Kryeministri Edi Rama gjatë dëshmisë në Komisionin hetimor për Inceneratorët është shprehur se biznsmeni italian Francesco Beccheti nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti shqiptar. Teksa fliste për arrestimin e ish-ministri Tahiri Rama është tha se çfarë ka bërë ai jashtë policisë është përgjegjësi individuale.

''Ajo që kam thënë për këtë zotërinë që sot u dënua me 17 vite burg nga ajo gjykatë që ka dënuar edhe njerëz të tjerë. Sa të jem unë kryeministër nuk shoh si mund të marrë ndonjë lekë ai nga shteti shqiptar. Ka marrë zero lekë. Lufta vazhdon por deri tani nuk ka marrë asnjë qindarkë. Beteja vazhdon. Unë i dal për zot vendimet të qeverisë së Shqipërisë. Këto nuk janë vendime personale. Edhe përpara the 17 për njëherë. Krijoni një pamje sikur nesër do mbledhim çanta. Nuk mund të bëhen dot 17 procedura brenda ditës sepse nuk ndodh dot. Vijnë në një moment të caktuar të gjitha bashkë. Çfarë rëndësie ka që u bë atë të mërkurë apo do bëhej të mërkurën tjetër.

Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e tij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh. Dihet shumë mirë se çfarë policie ishte dhe çfarë pune bëri Saimir Tahiri. Por çfarë ka bërë Saimir Tahiri jashtë kësaj është përgjegjësia e tij individuale. Për Sali Berishën a je krenar ti?'', tha Rama.