Thirrja për kolegët rus e aktorit të ‘Succession’

Aktori Brian Cox i “Succession” foli me emocione të forta për konfliktin në Ukrainë dhe heshtjen artistëve rusë. Kur u ngjit në podiumin e SAG Awards, të dielën e djeshme për të marrë çmimin për kastin më të mirë, ai tha:
“Një gjë do të doja të shtoja, e cila mendoj se është e rëndësishme për mua dhe shpresoj e rëndësishme për ju si aktorë, interpretues, shkrimtarë dhe regjisorë është ajo që ndjej për atë që po ndodh në Ukrainë. Është me të vërtetë, vërtet e tmerrshme”.
Aktori vuri në dukje të kaluarën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si aktor komedie.
“Është veçanërisht e tmerrshme për sa i përket asaj që po prek njerëzit e profesionit tonë. Presidenti i Ukrainës ishte një komedian. Ishte një interpretues i mrekullueshëm, komik. Hyrja e tij në presidencë ishte e mahnitshme”, tha Cox duke shtuar, “Gjëja që më shqetëson vërtet është ajo që po ndodh në Rusi me kolegët e mi, aktorët dhe aktoret, interpretuesit, shkrimtarët dhe kritikët. Atyre u thuhet se nuk duhet të flasin asnjë fjalë për Ukrainën. Dhe unë mendoj se është e shumë e tmerrshme. Të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku. Ata njerëz në Rusi që nuk e pëlqejnë atë që po ndodh dhe veçanërisht artistët, unë mendoj se duhet të bashkohen për të sjellë ndryshimin. Ata munden”.