Showbiz

Video virale e Selena Gomez që rrëzohet në tapetin e kuq

Video virale e Selena Gomez që rrëzohet në tapetin e kuq

Selena Gomez ra në mes të tapetit të kuq të SAG Awards. Takat ose ekuilibri e tradhtuan dhe këngëtarja e aktorja u rrëzua. Për fatin e saj të mirë pranë ishte truproja që e ndihmoi të ngrihej.

Pasi rimori veten e zgjidhi lehtë fare. Hoqi takat dhe qëndroi pa to. Zbathur fare. Ashtu u ngjit edhe në podium.

Fansat e saj kaq deshën. Ky incident e bëri të duket më njerëzore. Ndaj edhe në rrjete sociale video është shpërndarë të mënyrë virale dhe pjesa më e madhe e komentuesve e kanë përgëzuar për thjeshtësinë e treguar.

Kjo është video e momentit:


Tiranapost.al