Lajme nga Bota

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta furnizojnë me naftë

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta
Superjahti i një oligarku rus është bllokuar në një port norvegjez pasi shitësit vendas të naftës refuzuan ta furnizonin me karburant për shkak të lidhjes së ngushtë të pronarit me presidentin rus Vladimir Putin.

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta

Vladimir Strzhalkovsky, pronar i jahtit të quajtur Ragnar, është një ish-agjent i KGB-së dhe një bashkëpunëtor i vjetër i Putinit, i cili fitoi miliona në minierat e nikelit. Ai ka qenë edhe zëvendësministër i ekonomisë i Rusisë.

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta
Vladimir Strzhalkovsky

Strzhalkovsky nuk është aktualisht në listën e oligarkëve të BE-së të sanksionuar si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, por vendasit në qytetin portual Narvik thanë se po marrin masat e tyre.

Politikanët norvegjezë kanë kërkuar konfiskimin e jahtit të ndërtuar me porosi, por ligji e parandalon një veprim të tillë pa një vendim të BE-së.

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta

Kapiteni i jahtit, ndërkohë ka këmbëngulur se ekuipazhi është "perëndimor" dhe nuk ka lidhje me luftën e Rusisë.

Bllokimi i Ragnar-it vjen pasi qeveria amerikane njoftoi të mërkurën përpjekjen e saj për të "kapur dhe ngrirë" asetet e elitave ruse aleate me Putinin edhe pse në listën e të sanksionuarve nga SHBA nuk përfshin emrin e Strzhalkovsky.

Ragnar mban flamurin e Klubit të Jahteve të Monakos dhe njihet për eksplorim polar. Ai ka një pistë helikopteri, pishinë, palestër, katër skuterë skish, gjashtë Seabobs, një pistë rrëshqitje gjigante e restorantë.

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta

Superjahti i oligarkut rus ngec në Norvegji pasi vendasit refuzojnë ta

Tiranapost.al