Lajme nga Bota

Sipas SHBA, Rusia ka hartuar një listë me emrat e personave që do të ekzekutohen pas pushtimit të Ukrainës

Sipas SHBA, Rusia ka hartuar një listë me emrat e personave që do

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë me emra të ukrainasve "për t'u vrarë ose dërguar në kampe" në rast të një pushtimi.

Mediat amerikane kanë raportuar që në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB, në Gjenevë pohoi se planet e Rusisë pas pushtimit përfshijnë tortura dhe "vuajtje të përhapura njerëzore".

Ambasadori pretendoi se objektivat e Rusisë do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit dhe “popullsi të cenueshme si minoritetet fetare dhe etnike dhe personat LGBTQI+”.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve për t'u vrarë ose dërguar në kampe pas një okupimi ushtarak”, thuhej në letër.

Megjithatë, Crocker nuk dha asnjë detaj mbi natyrën e inteligjencës që bëri vlerësimin.