Lajme nga Bota

Rusia pranon për herë të parë se ka lëshuar një raketë hipersonike në Ukrainë

Rusia pranon për herë të parë se ka lëshuar një

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes ka thënë se Moska ka shkatërruar një depo nëntokësore në Ukrainën perëndimore duke përdorur raketa hipersonike.

Igor Konashenkov pretendoi se magazina ishte e mbushur me raketa dhe "municione të aviacionit të trupave ukrainase".

Rusia nuk e ka pranuar kurrë më parë përdorimin e raketave hipersonike në luftime.

Çfarë janë raketat hipersonike?

Rusia pranon për herë të parë se ka lëshuar një

Ato janë raketa balistike të modelit të fundit që mund të fluturojnë në atmosferën e sipërme 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit. Ato janë armë aq të shpejta saqë nuk zbulohen nga sistemet e mbrojtjes raketore.

Sipas ushtrisë ruse, sistemi raketor "Kinzhal" i përdorur në sulm mund të godasë objektivat në një distancë prej më shumë se 2,000 km.