Lajme nga Bota

Rusia dërgon trupa ushtarake në zonat rebele në Ukrainë, SHBA thotë se sot do të njoftojë sanksionet

Rusia dërgon trupa ushtarake në zonat rebele në Ukrainë,

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajonet e kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë së fundmi tha se do të dërgojë trupa ruse në ato rajone - Luhansk dhe Donetsk - duke ngritur frikën se kjo mund të shënojë fillimin e një pushtimi.

Putin thotë se ato trupa do të kryejnë funksionet "paqeruajtëse", por përfaqësuesi i SHBA në OKB e përshkroi atë si "marrëzi". Sipas SHBA, Putini është gati për të pushtuar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent natën vonë në Nju Jork pas fjalimit të Putinit, dhe shumë vende kërkuan të vazhdonin përpjekjet për paqe dhe diplomaci që të shmangej lufta.

Ambasadori rus ndërkohë u shpreh se vendi ishte i hapur ndaj zgjidhjeve diplomatike, por gjithashtu përsëriti akuzat e Putinit duke fajësuar Ukrainën për përshkallëzimin e agresioneve, gjë që Ukraina e ka mohuar fuqishëm.

Sipas BBC, analistët thonë se Putin në fjalimin e tij të hënën nënkuptoi veprime të mundshme ushtarake.

Putin pretendoi se Ukraina nuk ka histori për të qenë një komb i vërtetë dhe se vendi ishte krijuar nga Rusia. Ai gjithashtu akuzoi Ukrainën si një kukull të SHBA-së dhe tha se aleanca ushtarake perëndimore NATO po kërcënonte sigurinë e Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky, në përgjigjen e tij tha se Ukraina nuk kishte frikë dhe nuk do të dorëzohej përballë Rusisë.

SHBA ka paralajmëruar se do të njoftojë sanksionet kundër Rusisë ditën e sotme.