Lajme nga Bota

Putin njeh rajonet rebele të Ukrainës

Putin njeh rajonet rebele të Ukrainës
Presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë së shpejti një dekret që njeh dy rajonet e shkëputura në Ukrainën lindore si entitete të pavarura, tha Kremlini, duke rritur frikën në Perëndim se mund të shkaktohet një luftë.

Sipas Reuters, Putin e njoftoi vendimin e tij në telefonatat me liderët e Gjermanisë dhe Francës, të cilët shprehën zhgënjimin.

Bashkimi Evropian paralajmëroi për sanksione nga blloku 27-vendesh nëse Moska anekson ose njeh rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Njohja e zonave të kontrolluara nga rebelët mund të sigurojë një pretekst që trupat ruse të kalojnë kufirin në ato zona, sipas reuters.

Disa orë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron dha shpresë për një zgjidhje diplomatike, duke thënë se Putin dhe Biden kishin rënë dakord në parim për t'u takuar.

Por Kremlini tha se nuk kishte plane specifike për një samit.

Uashingtoni thotë se Rusia ka grumbulluar një forcë që numëron 169,000-190,000 trupa në rajon, duke përfshirë rebelët në rajonet e shkëputura, dhe mund të pushtojë brenda disa ditësh.

Por Rusia ende mohon çdo plan për të sulmuar fqinjin e saj.

Tiranapost.al