Qeveria çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Thursday 3 March 2022, 12:03
TiranaPost

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi parashikon një fluks të madh refugjatësh që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus.
"Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, kështu që ne mund të përballojmë fluksin e refugjatëve," tha të mërkurën kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.
“Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai.
Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.
Tiranapost.al