Lajme nga Bota

Papa Françesku: Njerëzimi kërcënohet sërish nga shpërdorimi pervers i pushtetit

Papa Françesku: Njerëzimi kërcënohet sërish nga

Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë një "shpërdorim pervers të pushtetit" që po dënon njerëzit e pambrojtur me "dhunë brutale".

“Tragjedia e luftës që po ndodh në zemër të Evropës na ka lënë të habitur”, tha Papa Françesku në një mesazh gjatë një konference të Kishës Katolike në Sllovaki.

"Njerëzimi edhe një herë kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave partiake që i dënon njerëzit e pambrojtur dhe i bën të vuajnë çdo formë dhune brutale." tha ai.