Ambasada ruse i përgjigjet Berishës: Sa 'shumë përrallore' kërkuat që as Gazpromi nuk arriti t’i mblidhte

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kishte refuzuar pagesë nga kompania e gazësjellësit rus Gazprom, për të lejuar tregtimin e saj në Shqipëri. Në llogarinë e saj në Telegram ambasada pyet Berishën në formë ironizuese: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t'i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t'i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?
Berisha ka deklaruar një ditë më parë se ka refuzuar një ofertë 'marramendës'e nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke shtuar se këtë e kishte bërë në 'interes të vendit.