Dita e 19-të e luftës në Ukrainë. Ç`duhet të dini deri tani

Është dita e 18-të e pushtimit rus në Ukrainë.
Raketat kanë vazhduar përgjatë natës në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin Zhytomyr.
Rusia dyshohet se i kërkoi Kinës ndihmë ushtarake dhe ndihmë për t'iu shmangur sanksioneve. Ambasada e Kinës në Uashington ka thënë se nuk është në dijeni të kësaj kërkese
SHBA ka thënë se Kina do të përballet me 'pasoja' të ashpra nëse ndihmon Rusinë.
Një raund i ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet sot, online dhe do të fillojë në orën 10:30 të mëngjesit me kohën e Kievit. Pra pas rreth 30 minutash.
Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë goditur katër avionë që i përkasin forcave ruse në 24 orët e fundit, duke shtuar se kanë nisur 'sulme dërrmuese' në bazat ruse në terren.
Nuk do të ketë evakuime civile sot nga Sumy, një qytet që ka qenë skena e luftimeve të ashpra për javë të tëra.
Në qytetin e Mariupolit, ata që arritën të arratiseshin thane për BBC-së se zonat e banuara ishin bombarduar pa pushim ditë e natë.
Dhe në qytetin e Rivne, një kullë televizive thuhet se është dëmtuar si rezultat i një sulmi raketor rus.
Qindra avionë në pronësi të kompanive perëndimore janë ende në Rusi. Ato mund të mos rikuperohen kurrë, që do të thotë se kompanitë përballen me miliarda dollarë humbje.
Dhjetëra mijëra rusë, të shqetësuar për rekrutimin ose të indinjuar për atë që ata e shohin si një luftë kriminale, kanë ikur në Stamboll.
Pushtimi rus i Ukrainës ka përmbysur diplomacinë e Arktikut.