Video/ Rebel Wilson i nxjerr Putinit gishtin e mesit, nga skena e BAFTA Awards
Monday 14 March 2022, 07:44
TiranaPost

BAFTA Awards është rikthyer pas dy viteve mungesë, me tapet të kuq dhe me gjithçka që i takon një spektakli. Një prej momenteve më kulminante ishte pathosi me të cilin Rebel Wilson iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin.
“Në këtë performancë ka dy përkthyes të ndryshëm, njëri po përkthen në gjuhën e shenjave në Amerikë dhe tjetri po përkthen në gjuhën britanike të shenjave.
"Megjithatë, për fat të mirë, në të gjitha gjuhët e shenjave ky është gjesti për Putinin", tha ajo përpara se të vendoste gishtin e mesit përpara kamerës.
Të ftuarit shpërthyen pastaj në duartrokitje.