Dita e 24 e luftës në Ukrainë: Çfarë duhet të dini

Rusia ka pranuar për herë të parë se ka përdorur armë hipersonike - të cilat udhëtojnë aq shpejt sa mund të shmangin zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore - për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore.
Me anë të një videoje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua Putinit duke i thënë “ka ardhur koha për një takim” dhe se bisedimet e paqes duhet të jenë “kuptimplota dhe të drejta”. Ai paralajmëroi Moskën se në të kundërthumbjet ruse do të jenë aq të mëdha sa do të duhen breza për t'u rikuperuar.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi presidentin e Kinës, Xi Jinping, se do të ketë "implikime dhe pasoja" nëse Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërkohë që ajo sulmon qytetet e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë. Biden nuk i bëri asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë Xi për të bindur Putinin që t'i jepte fund sulmit gjatë telefonatës dy orëshe të premten.
Të premten, luftimet arritën në qendër të qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit, ku 350,000 civilë janë bllokuar me pak ushqim ose ujë. Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj po "shtrëngonin lakun" rreth qytetit port dhe se "lufta kundër nacionalistëve" po zhvillohej në qendër të qytetit. Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, konfirmoi pretendimin.
Më se 130 njerëz janë shpëtuar pas një sulmi ajror rus në një teatër të Mariupolit ku strehoheshin qindra civilë. Duke folur në orët e para të së shtunës, Zelensky tha se nuk kishte asnjë informacion të ri në lidhje me viktimat. “Qyteti po përjetone sprovën më të madhe në historinë e tij, në historinë e Ukrainës”, tha ai.
Instituti i Studimit të Luftës tha se forcat ruse kanë fituar territor vetëm rreth Mariupolit ditën e djeshme dhe se forcat ruse po përballen me probleme morale dhe furnizimi. Përpjekjet ruse për të rrethuar Kievin dhe Mykolaivin nuk kanë ecur aspak, sipas Britanisë së Madhe, e cila tha se granatimet e rënda ruse të qyteteve të rrethuara të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol kanë vazhduar.
Gjashtë milion e gjysmë njerëz janë aktualisht të zhvendosur brenda Ukrainës, sipas OKB-së. Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se zinxhirët e furnizimit me ushqim në Ukrainë po prishen dhe shumë dyqane ushqimore dhe depo janë bosh.
Që ngta fillimi i luftës ka pasur 816 vdekje të konfirmuara të civilëve, sipas OKB-së . Zyrtarët e Kievit thanë se 222 njerëz ishin vrarë vetëm në Kiev.