Kosova

Kosova në zi kombëtare për vrasjen e policit

Kosova në zi kombëtare për vrasjen e policit

Kosova ka shpallur sot ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Flamujt e të gjithë institucioneve u ulën sot në gjysmështizë dhe do të mbahen nderimet e rastit ndërsa pasdite në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e lamtumirës.

Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrisë.

Aktualisht Policia ka në kontroll gjithë perimetrin e Manastirit në Banjskë të Zveçanit por edhe të gjithë fshatit.