Policia e Kosovës: 3 sulmues të vrarë në veri, arrestohen 4 serbë

E Diel 24 Shtator 2023, 17:21
TiranaPost
Policia e Kosovës përmes një komunikimi për mediat e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në Banjskë të Zveçanit dhe arrestimin e 4 të tjerëve.
Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur.
Më vonë edhe një zyrtar tjetër policor ka pësuar lëndime të lehta.
Policia ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se ende ka të shtëna me armë zjarri në atë pjesë.