KFOR reagon pas vrasjes së policit në Veri: Përgjigjemi nëse kërkohet
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka thënë se e dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës. Përmes një njoftimi për media KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe janë të gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit. KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.“