Vrasja e Klodian Rashës/ Takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës, kërkohet burg për efektivin
Thursday 10 December 2020, 14:10
TiranaPost

Një takim urgjent po zhvillohet tani në Prokurorinë e Tiranës, për hetimin e vrasjes 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje, si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.
Ndërkohë është dërguar në Gjykate nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim masë sigurimi personal “Arrest në Burg”, për efektivin Nevaldo Hajdaraj, 25 vjeç.
Organet e drejtësisë po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik.