Rama kthehet në Tiranë nga Amerika, njofton konferencë për shtyp dhe sqaron se do të flasë për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në zonën e Laprakës.
Në një postim në Twitter ai shkruan se ka mbërritur në vend dhe sot në orën 18:00 do të japë qëndrimin e tij zyrtar për ngjarjen e rëndë.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan kreu i qeverisë.

Nuk dihet nëse gjatë fjalimit do të lajmërojë edhe ndonjë lëvizje, një ditë pas protestës që u mbajt për 4 orë në Tiranë për vdekjen e të riut në Ditën e Rinisë.
Ai kthehet në vend pas disa ditësh që ndodhej në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku lajmëroi se shkoi për të bërë marrëveshje lidhur me vaksinën anti-Covid në Shqipëri.