Aktualitet

PS fiton zyrtarisht edhe në Durrës, bashkia e pestë ku kryeson

PS fiton zyrtarisht edhe në Durrës, bashkia e pestë ku kryeson

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Durrësit ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

Kandidatja e PS, Emirjana Sako ka fituar mandatin 1-vjeçar në krye të bashkisë së Durrësit, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë- Ardian Muka, dhe ai i PD - Luan Hoti.

Kjo është bashkia e pestë që PS fiton, nga 6 bashki në të cilat u votua të dielën e 6 marsit, ssë bashku me Vorën, Rrogozhinën, Lushnjen e Dibrën.

Procesi i numërimit vazhdon në bashkinë e Shkodrës ku janë numëruar 225 nga 250 QV. Momentalisht në këtë bashki kryeson Bardh Spahia, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, ndjekur nga kandidatja e PS-së Majlinda Angoni.