
Partia Socialiste ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur rezultatin paraprak të Bashkisë së Vorës, e fituar nga kandidati i PS-së Blerim Shera me 7530 vota.
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota ndërsa kandidati i PD-së Ymer Marku, ka marrë 687 vota.
Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik dhe rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.