
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet edhe në bashkinë e Dibrës.
Nga numërimi i 100 kutive nga 101 në qendrat e votimit, Rahim Spahiu ka fituar me një rezultat të thellë. Një nga kutitë nuk është numëruar pasi është konstatuar se ka qenë e thyer.
Ndërkaq midis Premtim Kryemadhit, kandidatit të Shtëpisë së Lirisë dhe Luan Hakës kandidatit të PD-së ka pasur një diferencë të ngushtë në rezultate.