Aktualitet

Debate midis Veliajt e Tabakut në Komisionin e Inceneratorëve. Veliaj: Ligji për vetëqeverisje vendore më jep çdo të drejtë

Debate midis Veliajt e Tabakut në Komisionin e Inceneratorëve. Veliaj:

Kryebashkiaku Erion Veliaj po dëshmon në Komisionin Hetimor mbi inceneratorët të drejtuar nga Jorida Tabaku, por ky proces është shoqëruar me replika të vazhdueshme e me debate.

Ndërsa Tabaku e akuzon kryebashkiakun se ka firmosur shkresën pro inceneratorëve jashtë kompetencave, Veliaj i kujton që është dënuar njëherë për shpifje dhe i thotë se ligji për vetëqeverisje vendore i jep të drejtë për vendimet e marra.

Pjesë nga debati:

Tabaku: A është landfilli i Tiranës pronë e bashkisë së Tiranës?

Keni firmosur shkresën pro inceneratorëve jashtë kompetencave.

Veliaj: Po ju betoheni që do të thoni të vërtetën?

Tabaku: Dëshmitarë fokusoheni të pyetjet e mia

Veliaj: Unë ju respektova dhe pres… ju nuk mund të bëheni gjyqtarë…. kjo që po bëni është e pandershme...

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua. Unë jam betuar si deputete e Kuvendit. Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, por jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmojë. Po të jetë për përballljet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar sistematikisht për shpifje. (Tabaku mbyll mikrofonin)

Tabaku: Zoti Veliaj më cito vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin sepse je dënuar për shpifje.

Veliaj: Do të më lejoni? Është minimum i mirësjelljes, më pyetët duhet të prisni përgjigje.

Përgjigja është kjo, jam përgjigjur me logo të bashkisë, me vulë të bashkisë së Tiranës, e keni kaq javë që thoni se kam përdorur logon e qarkut. Në kaq vite qeverisje nëse nuk dini të dalloni qarkun nga bashkia… Ajo që keni bërë është që keni gënjyer në mënyrë sistematike. Mos bëni zhurmuesin.

Tabaku: Zhurmuesin po e bëni ju, mos bëni propaganda.

Veliaj: Nëse ke bërë një pyetje duhet të presësh përgjigjen. Kjo është e pandershme. A e bëre pyetjen? Tani dëgjoje përgjigjen.

Ke dokumentin që tregon se objekti ishte pronë në shtet, nuk ka lidhje me bashkinë. Ju gënjeni vazhdimisht duke thënë se nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak, ja ku është vendimi i Këshillit. Thoni që nuk kam kompetencë, ligji për vetëqeverisje vendore më jep të drejtë.

Ndërkohë që debatet vazhdojnë në Komisionin Hetimor, Veliaj tregon një dokument të nënshkruar nga ish-kryebashkiaku Basha në vitin 2013 në lidhje me miratimin e koncesionit për menaxhimin e mbetjeve të qytetit.

Tabaku: Pse gënjeve në këtë komision? Pse bërë dëshmi të rreme.

Veliaj: Ju ftoni kryetarin aktual të Bashkisë, dhe nuk ftoni Bashën që në 2013 pa Këshillin thotë: “Miratoj studimin e fizibilitet,” thotë vendosa, “vendosa vetë për koncesionin për menaxhimin e mbetjeve të qytetit. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet komisioni.” I thotë Basha këto, vendim pa Këshill.

Tabaku: Thuaji anëtarëve të komisionit ta thërrasin në komision. Z.Veliaj, pse gënjyet për përgjegjësinë tuaj në lidhje me koncesionarin e Tiranës?

Veliaj: Për çdo dëshmi, çdo shpifje do të të mund në Gjykatë.

Debate midis Veliajt e Tabakut në Komisionin e Inceneratorëve. Veliaj:
Dokumenti i firmosur nga Basha që u tregua nga Veliaj
Debate midis Veliajt e Tabakut në Komisionin e Inceneratorëve. Veliaj:
Dokumenti i firmosur nga Basha që u tregua nga Veliaj