Aktualitet

Arben Ahmetaj dëshmon për Inceneratorët: 3 të pavërteta në Komision

Arben Ahmetaj dëshmon për Inceneratorët: 3 të pavërteta

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dëshmuar ditën e sotme në komisionin për Inceneratorët gjatë kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë. I pyetur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku nëse njihej me tre personat e shpallur në kërkim për inceneratorët, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri Ahmetaj është përgjigjur:

“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. Por objekti i Komisionit ju e dini kush është”, tha Ahmetaj.

Tabaku: Kjo pyetje i është bërë të gjithë anëtarëve që kanë ardhur për të dëshmuar në këtë Komision.

Keni udhëtuar me Mërtirin, Zoton dhe Stela Gugallen?

Arben Ahmetaj: Kam bërë udhëtime pa fund me miq e shok, po kjo nuk është objekt i këtij Komisioni. Objekti është procedurat dhe në këtë vend, duhet të pyetem se kë nuk njoh se njoh 95% të biznesit shqiptar. Doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

Ahmetaj u shpreh se Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga ai në atë periudhë nuk ka pasur tagër për t’u përfshirë në dhënien e PPP-ve.

Tabaku: Ne kemi në objekt të hetimit 3 inceneratorë. Ju jeni në rolin tuaj në fazën tuaj si në dy pozicione ministri.

Inceneratori i Elbasanit, ju ka sjellë Lefter Koka një shkresë për një procedurë oncensionare dhe ju pyet nëse ju si ministër jeni pro ose kundër.

Ahmetaj: Ministria e Eonomisë nuk ka tagër për të thënë kjo është kështu apo ashtu, por është në nivel politikash. Këtu s’ka pasur vendim. Po diskutojmë për një letër korrekte që ka konsekuensë nul. Jashtë këtij komisioni janë thënë shumë të pavërteta. Mezi prisja të vija këtu. Ministria nuk përfshihet në procedurë të dhënieve ë PPP-së. Ka pasur një draft që nuk është miratuar.

Tabaku: Në cilin pjesë të ligjit të koncensioneve përmendet negocion pa shpallje paraprake

Ahmetaj: Kjo ka qenë një nga mënyrat e mundshme. Ka kërkuar autorizim, ai nuk është dhënë dhe prandaj ka institucione. Këtu ka ardhur një procedurë për të marrë një autorizim. Prandaj ka dakortësi parimore.

Tabaku: Keni dhënë parimisht Ok.

Ahmetaj: Ministria e Ekonomisë nuk është përgjegjëse

Tabaku: Pse si ke dhënë një vendim atëherë?

Ahmetaj: Më lër të flas, se kam edhe rekorde jo të mira në debat. Është e rëndësishme të vërtetohen disa të pavërteta. Në këtë rast ka ardhur një kërkesë për një projektvendim,jo procedurë.

Tabaku: Për një procedurë që eshtë nul sepse nuk ka ndodhur

Ahmetaj: Ka vetëm një, nuk ka ndodhur. Ka vetëm një vendim dhe ai është për financimin.

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë dëshmisë nënvizoi 3 të pavërteta që sipas tij janë lakuar në këtë komision.

Ahmetaj: Sqaruam një të pavërtetë. E parë është se kishte dy vendime. Por ka një vendim. E thatë tani (I drejtohet Tabakut). E dyta; një e pavërtetë tjetër është se ‘Ministria e Financave se ka aprovuar’. Ministria e Financave ka dhënë dakordësi të plotë për financimin në fund të 2014-ës. Kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në publik se; aty s’ka qenë e aprovuar nga MF-ja. Janë 184 kontrata të bëra në periudhën 2005-2013. Kam një kontratë këtu që është HEC-i i Ashtës.

Tabaku: Dua këtë çështje këtu!

Ahmetaj: Po do rri deri në 6 të mëngjesit, deri sa të doni ju. Do bëjmë debate të pafundme. Unë jam anëtar i qeverisë dhe ti anëtare e opozitës. Dua një shembull koncensioni.

Tabaku: Se dua. Unë dua që të vazhdojmë këtu

Ahmetaj: Do na vlejë, është çështje interesante.

Tabaku: S’ka interes me këtë komision

Ahmetaj: Ka shumë. Shikoni pak koncensionin e Ashtës, ka marrë 77 mln euro nga buxheti i Shtetit. Po ky HEC pse ka marrë? Se ka punuar. Po pastrimi i Elbasanit, i Fierit? I Tiranës? A kanë punuar? Po! Është koncension tipik, ndaj e solla për t’iu paraprirë dhe unë. Ne do e bëjmë debatin për Shqipërinë. Këtu doli që edhe në momentin që një muaj para se të ikte, ish-ministri ka dhënë një ‘ok’ për bunsin e Fierit. E pavërteta e tretë; ‘430 mln euro’.