Nuk i njihni Gugalljan, Mërtirin dhe Zoton? Veliaj i kujton Tabakut: I kam parë në fotografi me sekretarin e PD, Gert Bogdanin

Kryebashkiaku Erion Veliaj është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor mbi inceneratorët, të drejtuar nga Jorida Tabaku. Gjatë replikave, i pyetur mbi njohjet mbi Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin, Veliaj i kujton Jorida Tabakut një foto të funksionarit të PD-së Gert Bogdanit dhe sqaron edhe njëherë se nuk ka asnjë njohje personale me ta.
Replikat në Komisionin Hetimor:
Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?
Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
Tabaku: A keni pasur komunikim me telefon?
Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD.