Aktualitet

15 vite burg, merret vendimi për policin që vrau Klodian Rashën

15 vite burg, merret vendimi për policin që vrau Klodian Rashën

Gjykata dënoi me 15 vite burg ish-efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hajdarajt reduktohet në 10 vite burg.

Avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të cilësimit të veprës penale, nga "vrasje me dashje" në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”.

Hajdaraj nuk foli gjatë gjithë seancës. Ishte avokati ai që i kërkoi ndjesë edhe njëherë familjes së të ndjerit Klodian Rasha.

Rasha u vra nga Polici Hajdaraj pa pas mesnate në 8 dhjetor. Hajdari e ndoqi nga pas për ta ndaluar, pasi Rasha kishte thyer orën policore dhe kur nuk ndaloi, e qëlloi pas shpine duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Babai i Rashës sot u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, por tregoi mirënjohje për mediat dhe gazetarët që zbardhën ngjarjen.