Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës: 25 vjeçari nuk kishte armë, efektivit i ndryshohet akuza

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës: 25 vjeçari nuk

Janë mbyllur hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën oficerit për Vrasje me Dashje që mund ta evitonte.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton se Klodian Rasha ka qenë i paarmatosur në kohën që është qëlluar për vdekje, pranë shtëpisë së tij me 8 dhjetor. Analiza e ADN-së nga pistoleta e gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes nuk rezulton të jetë e 25 vjeçarit, pas nuk ka asnjë gjurmë të tij. Bëhet fjalë për një model pistolete turke-sportive.

Nevaldo ndodhet në ambientet e paraburgimit ku një ditë më parë i është komunikuar akuza, më saktë ndryshimi i akuzës nga vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme në vrasje me dashje.

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës: 25 vjeçari nuk
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Pritet që dosja të dërgohet për pak ditë në Gjykatën e Tiranës për të gjykuar dhe të merret vendimi për efektivin.

Ngjarja ndodh me 8 dhjetor të vitit të kaluar. Klodian Rasha ndodhej jashtë orarit të orës policore pranë shtëpisë së tij ku sipas të afërmve kishte dalë për të blerë një paketë cigare.

Aty ka ndodhur dhe konfrontimi me efektivin dhe teksa Rasha ka tentuar të largohet me shpejtësi, efektivi e ka qëlluar për vdekje në një distancë prej 5 metrash largësi. Ngjarja shkaktoi protesta për një javë dhe çoi në largimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.

*Tiranapost.al.