Aktualitet

Studimi: Seks bëjnë më shumë personat single sesa të martuarit, mëso arsyet!

Studimi: Seks bëjnë më shumë personat single sesa të

Sipas Universitetit të Bernës, të qenit “single” të rrit vetvlerësimin. Për Universitetin e Vaterlosë fenomeni është rritur në mënyrë domethënëse në 83 % të vendeve.

Një tjetër studim i kryer me mbi 26 mijë të rritur ka përmbysur bindjen e përgjithshme sipas të cilës njerëzit që janë të lidhur ose të martuar ndihen më të realizuar se sa ato që janë “single”. Ai që nxjerr në pah këto zbulime të reja është SpeedDate.it, portali që ofron njerëzve që janë “single” mënyrën më të shpejtë e më argëtuese për të takuar njerëz të rinj apo shumë partnerë të rinj potencialë.

Duke iu referuar studimit “Transitions in Romantic Relationships and Development of Self-Esteem” nga studiuesit Eva C. Luciano dhe Ulrich Orth të Universitetit të Bernës të mbështetur në rezultatet e një kampioni prej 9,069 personash të rritur dhe të botuar në shkurt të viti 2017, portali “SpeedDate.it” thekson se si “njerëzit të cilët nisin një marrëdhënie të re e që nuk arrijnë të zgjasin të paktën një vit rezultojnë se kanë vetëbesim më të ulët se se sa personat që janë single”.

“Dhe i njëjti trend është kudo, madje edhe në Itali, ku jetojnë aktualisht rreth 9 milion beqarë”, tha Joseph Gambardella, themeluesi i SpeedDate.it si edhe i portalit SpeedVacanze.it, operatorit turistik që ka shpikur formulën ekskluzive të

udhëtimeve me kroçerë në grup për personat single.

“Nuk ka pasur kurrë historikisht një periudhë më të mirë se sa kjo për të qenë single”, shton Gambardella duke iu referuar asaj që sot është një fenomen global. Një tjetër studim që mban emrin “Global Increases in Individualism” është publikuar në korrik të vitit 2017 nga studiuesit Henri C. Santos, Michael E. Ë. Varnum dhe Igor Grossmann të Universitetit të Vaterlosë, ka nxjerrë në evidencë – duke analizuar një periudhë mes viteve 1960 dhe 2011- se individualizmi është rritur në mënyrë domethënëse në 83% në vendet e të gjithë botës.

Mirëpo, studimet e fundit sfidojnë atë që kemi menduar të gjithë, se njerëzit që nuk janë në një lidhje kanë vetvlerësim të ulët. Përkundrazi, tani na del se personat single janë më të realizuar dhe bëjnë seks më shpesh se ata që janë në çift apo të martuar.