S’e di a vdes një parti

Sot ishte ditëlindja e 27-të e Partisë Demokratike dhe paralelizmi me vdekjen në ditën e lindjes është çështje që i përket të tjerëve. Kjo duhet të ishte partia e shqiptarëve, por mbase ajo e deshi aq shumë lirinë sa e la të lirë. S’e di a vdes një parti? Por në një formë vdes, kur nuk e ndjekim më!

Në darkë fle ministër, në mëngjes bëhesh kalimtar. E bukura dhe bisha e Shqipërisë

“25 Rreshtat e Mirës”…Kur u përshëndetëm në fund me ish-njeriun e rëndësishëm, që qe bërë kalimtar, e ngushëllova: Nuk është keq edhe të dalësh e të ecësh i lirë në Tiranë, pas një detyre të rëndësishme. Ka nga ata që pasi ikin, i thërrasin dhe në prokurori, janë në hall. Bereqavers me kaq! I papunë dhe pa mirënjohje.

Dikur s’i deshëm, por sot kërkojmë me lupë vlerat dhe shoqërinë e viteve 90. Intervistë e sociologut Jan Hartl

Dhjetë vjet më parë njerëzit ishin gati të bënin sakrifica që fëmijët e tyre të kishin një të ardhme më të mirë. Tani besimi për të ardhmen po zhduket dhe ka një pikëpyetje të madhe lidhur me të. Mendoj se ky është një paralajmërim se ne mund të përballemi me një periudhë krejtësisht të re të zhvillimit tonë, në të cilën ne duhet të rishikojmë qëndrimin ndaj vlerave themelore që u bënë aq shpesh në fillim të viteve 1990 dhe të cilat tani janë praktikisht të braktisura.

Fjalimi që nuk do doja të mbaja kurrë

“25 rreshtat e Mirës”… Edhe pas Vizionit, doja të thoja se vendosa të largohem dhe takova rastësisht në rrugë Adrian Thanon, drejtues i gazetës “Dita”. Nuk besoj ta njihni, se e ndjekin shumë pensionistët dhe aty e pranoj krijova aq shumë fansa pensionistë, por tek “Dita” është periudha ime e mirë, që më bën krenare. Cikli i intervistave të dosjes “Hajdari” u bë aty dhe fiks kur mendova se ngela pa punë. Kështu ndodhi dhe me “Top Channel”, kur nuk dija se ç’do bëja me jetën time. Hapa Tiranapost! Por prej një viti jam përballur veçanërisht me një faqe anonime…