• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Foto/ ‘Çelësi i Qytetit’ i dhurohet familjes së arkitektit që hodhi themelet e Tiranës evropiane

    Familja e arkitektit dhe urbanistit të njohur italian, Gherardo Bosio, i cili hodhi themelet e godinave kryesore në Tiranë, u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në shenjë mirënjohje për veprat që la arkitekti i guximshëm italian në ndërtimin e qytetit modern, Veliaj i dorëzoi pasardhësve të tij “Çelësin e Qytetit”, simbolin e të pasurit gjithmonë një derë të hapur në kryeqytet.