SPORT

Skënderbeu mbreti europian i Shqipërisë , mposht pastër 2-0 Kairat dhe kualifikohet

6 herë rresht kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu ka mundur në mënyrë pastër 2-0 ekipin kazak të Kairatit i cili ka një buxhet 7 herë më të madhe dhe yje të njohur si rusi Arshavin në përbërje të saj, duke u kualifikuar kështu për në raundin e tretë të Europa League.

Ky triumf është edhe më i veçantë duke gjykuar se Skënderbeu kishte vetëm 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Lilajt në minutën e 75’, duke i lënë në inferioritet numerik korçarët.

Pikërisht Lilaj i ndëshkuar me të kuq ishte ai i cili shënoi golin e parë me një aksion personal për t’u lavdëruar. Fakti se Skëndërbeu ishte me vetëm 10 lojtarë në fushën e lojës nuk ka ndaluar Sabino Plakun i cili me një shkëputje shpejtësie dhe një ekzekutim gjakftohtë të portierit kazak i ka prerë biletën e kualifikimit korçareve.

Kjo fitore e bën Skënderbeun të vetmin ekip shqiptar që arrin të kualifikohet për në stadet e ardhshme të kompeticioneve europiane edhe pse ndeshej me kundërshtarin më të vështirë dhe më me eksperiencë. Kristofor Hasko/ tiranapost.al