Shpërthen gazi, zjarr në një magazinë pranë çerdhes në Tiranë
Policia njofton se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ka marrë flakë një magazinë në një çerdhe në Tiranë.
Zjarri ka rënë në çerdhen nr. 14, në lagjen 'Ali Demi'.
Sipas policisë pas shpërthimit të gazit ka marrë flakë dhe është dëmtuar një pjesë e murit të magazinës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ne u interesuam pranë Bashkisë së Tiranës dhe drejtoria e informacionit na siguroi se “Ngjarja ka ndodhur jashtë godinës së çerdhes në një ambient që shërbente si depo. Çerdhja nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe ajo funksion normalisht”.
Informacion Paraprak
Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.
Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.
Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet njoftimit të policisë. Copyright Tiranapost.al.