Aktualitet

A po e kërcënon media sociale demokracinë?

Prestigjiozja “The Economist” në numrin e kësaj jave analizon ndikimin e mediave sociale në politikën e urrejtjes dhe në zhvillimin e demokracisë.

Në vitin 1962, politologu anglez Bernard Crick botoi “Në Mbrojtje të Politikës”. Ai argumentonte se arti i negociatave politike, larg të qenit i ndyrë, lejon që njerëzit me bindje të ndryshme të jetojnë bashkë në një shoqëri paqësore e në prosperitet. Në një demokraci liberale, asnjë nuk merr tamam atë çfarë do, por kushdo ka gjerësisht lirinë të bëjë jetën që zgjedh. Sidoqoftë, pa ndonjë informacion për të qenë, qytetërim dhe pajtim, shoqëritë i zgjidhin mospajtimet e tyre duke iu drejtuar forcës.

Crick do të ish tromaksur nga falsiteti dhe partishmëria e ekspozuar në dëgjesat e komitetit të Senatit këtë javë në Uashington. Facebook ka bërë me dije para dhe pas zgjedhjeve amerikane të vitit të shkuar, mes janarit 2015 dhe gushtit të këtij viti, 146 milionë përdorues mund të jenë përballur me keqinformimin rus në platformën e tij. YouTube pranoi 1108 video të lidhura me rusët dhe Twitter rreth 36 mijë e 746 llogari. Larg prej të sjellit kthjelltësi, media sociale ka shpërndarë helm.

Telashet e shkaktuara nga Rusia janë vetëm fillimi. Nga Afrika e Jugut në Spanjë, politika po bëhet edhe më e shëmtuar. Pjesë e arsyes është se, duke shpërndarë të pavërtetën dhe zemëratën, duke dëmtuar gjykimin e votuesve dhe duke përkeqësuar partishmërinë, media sociale gërryen kushtet për negociatat politike, në të cilën Crick mendoi se ushqente lirinë.

Përdorimi i medias sociale nuk shkakton ndarjen më shumë se e amplifikon atë. Kriza financiare e 2007-2008 ushqeu zemërimin popullor ndaj elitës së pasur, që i kish lënë gjithë të tjerët prapa. Luftërat e kulturës i kanë ndarë votuesit nga identiteti më shumë sesa nga klasa. As nuk janë mediat sociale vetëm në pushtetin e tyre për të polarizuar – thjesht shihni TV kabllorë dhe radiot me emisione bisedore. Por nëse Fox News është i njohur, platformat e medieve sociale janë të reja dhe ende nuk janë të kuptuara sa duhet. Dhe, për shkak të mënyrës si funksionojnë zotërojnë ndikim të jashtëzakonshëm.

Ato bëjnë para duke vendosur fotografi, postime personale, historik lajmesh dhe reklama përballë jush. Për shkak se ato mund të matin mënyrën tuaj të reagimit, e dinë si të futen nën lëkurën tuaj. Ato mbledhin të dhëna rreth jush në mënyrë që të kenë algoritme për të përcaktuar se çfarë do e mbërthejë vështrimin tuaj në një “ekonomi vëmendjeje”, që i bën përdoruesit të shpalosin, klikojnë dhe ndajnë – përsëri, përsëri dhe përsëri.

Kushdo i caktuar për të formësuar opinionin mund të prodhojë dhjetëra reklama, t’i analizojë dhe të shohë se cila reziston më shumë. Rezultati është imponues: një studim ka zbuluar se përdoruesit në vendet e pasura i prekin telefonat e tyre celularë 2600 herë në ditë.

Do të ishte e mrekullueshme nëse një sistem i tillë të ndihmonte dijen dhe të vërtetën që të ngjitej në sipërfaqe.

Kjo përkeqëson politikën e përbuzjes që mori kontroll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën në vitet ‘90. Për shkak se anë të ndryshme shohin fakte të ndryshme, ato ndajnë bazë jo empirike për të arritur kompromis. Për shkak se secila anë dëgjon përsëri se shumica tjetër nuk janë të aftë për asgjë veçse për të gënjyer, mashtruar dhe shpifur, sistemi ka edhe më pak hapësirë për empati. Për shkak se njerëzit kanë ngecur në një vorbull të gjërave pa vlerë, skandalit dhe zemëratës, ata humbasin vështrimin nga ajo çka ka rëndësi për shoqërinë që ata ndajnë.

Ç’duhet bërë? Njerëzit do të përshtaten, siç bëjnë gjithnjë. Një vëzhgim i kësaj jave ka zbuluar se 37% e amerikanëve u besojnë atyre çka marrin nga media sociale, gjysma e përqindjes së atyre që u besojnë gazetave dhe revistave të shtypura.

Shoqëria ka krijuar mekanizma, si shpifja dhe ligje pronësie, për të mbretëruar në median e vjetër. Disa po u bëjnë thirrje kompanive të medias sociale, ashtu si botuesve, për të qenë të përgjegjshëm për atë çka shfaqet në platformat e tyre; të jenë më transparentë dhe të trajtohen si monopole që duhen thyer.

Kompanitë e medias sociale duhet të ndreqin faqet e tyre për ta bërë të qartë nëse një postim vjen nga një mik apo burim i besuar. Ato mund të shoqërojnë ndarjen e postimeve me lajmërime të rrezikut që vjen nga keqinformimi.

Robotët e internetit përdoren shpesh për të amplifikuar mesazhet politike. Twitter-i duhet të pengojë më të keqen, ose të paktën t’i shënjojë ato. Më fuqishëm ata mund të përshtatin algoritmet e tyre për të vendosur lajmet që thithin klikime diku poshtë në faqe. Për shkak se këto ndryshime marrin masa kundër një modeli biznesi të hartuar për të monopolizuar vëmendjen, duhet të vendosen me ligj apo me një rregullator.

Mediat sociale po keqpërdoren. Por me vullnet, shoqëria mund t’i shfrytëzojë dhe të ringjallë atë ëndërr të hershme të ndriçimit të informacionit. Stekat për demokraci liberale vështirë se mund të jenë më të larta se kaq./Tiranapost.al