Art & Kulturë Botë Te gjitha

Pikturat e vjedhura të Van Gogh kthehen në Muzeun e Amsterdamit


Dy piktura të rëndësishme të Van Gogh do jenë përsëri pjesë e ekspozitës në Muzeun e Vincent Van Gogh në Amsterdam, pas 14 vitesh.

Janë rikthyer dy piktura të shekullit të 19-të që ishin vjedhur rreth 14 vite më parë. Për zbulimin e dy pikturave,  gjatë kohës kur policia italiane po hetonte Raffaele Imperale si i dyshuar se po udhëhiqte një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, policia kishte zbuluar edhe dy pikturat e famshme të cilat konsiderohen si pjesë e rëndësishme e zhvillimit artistik të Van Gogh.

Van Gogh

Këto dy piktura ishin vjedhur brenda 4 minutave nga disa hajdutë në vitin 2002 në muzeun ku po kthehen tani.

FILE: A visitor looks at a self-portrait by late Dutch painter Vincent Van Gogh displayed at the Orsay Museum in Paris. Picture:AFP."