Art & Kulturë Lifestyle Rozë Showbiz TIP top

Pas këngës dhe kërcimit, sërish si aktore. Ja kush është vajza që i provon të gjitha…


Shumë prej jush e njohin si këngëtare, mbase që prej momentit interpretoi te “Gjeniu i vogël”. Disa e njohin së pari nga pamja e saj, ndërsa të tjerë edhe për shkak të spektaklit “Dance with me”, ku vallëzoi në krah të Renato Mekollit. Duket sikur Laura Nezha kërkon “t’i mbushë mendjen” vetes dhe pse jo edhe njerëzve, se mund të bëjë gjithçka që dëshiron.

laura nezha

Në fakt, përtej këngës dhe kërcimit, ajo të cilën Laura e merr me më seriozitet është aktrimi dhe regjia, edhe për faktin se ka studiuar për regji në Universitetin e Arteve. 27 vjeçarja Nezha do të tregojë “seriozisht” këtë anë të vetën në shfaqjen më të fundit që do të shfaqet premierë në 11 shkurt në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Ajo do të interpretojë krahas aktorëve të njohur, si: Gazmend Paja, Genci Fuga, Mehdi Malkaj, Rozi Kostani etj.

shfaqja

Ku qëndron vija e çmendurisë?

Bëhet fjalë për shfaqjen “Kryeshërbëtorja” me regji nga Kiço Londo, Ina Morinaj dhe Ledian Gjeçi. Vënë në skenë për herë të parë në 5 mars 1969, një vit e gjysmë pas vdekjes së autorit, “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e dramaturgut anglez Xho Orton është një kremtim komik i shkëlqyer i kapërcimit të kufinjve, që për të parën herë ashtu si duhet, ose ndoshta ashtu si nuk duhet, bashkoi interesin e autorit në potencialin komik të gjuhës me mahnitjen e tij ndaj absurditeteve të manifestimeve fizike të sjelljes njerëzore. Nuk është vetëm vepra teatrore, e përcaktuar fare thjesht si më e mira e tij: ajo lajmëron mbërritjen e atij, që mund të quhet një nga dramaturgët më të mëdhenj të pasluftës. Kjo parodi e farsës hedh vështrimin mbi autoritetin, në veçanti autoritetin e psikiatërve. Ortoni e ngre çështjen ndaj të gjithë sistemit, duke e turbulluar vijën ndarëse midis mirëqënies mendore dhe çmendurisë, duke vënë në pikëpyetje metodat e kurimit psiqik dhe duke minuar autoritetin e psikiatrit.

Kënaqësia nga vëzhgimi i fshehtë erotik

Kuptimi mbrapa titullit “Çfarë pa kryeshërbëtorja” ka lidhje me aktin e marrjes së kënaqësisë nga vëzhgimi në fshehtësi i situatave intime apo erotike të personave të tjerë, duke lajmëruar vendosjen e spektatorëve në pozitën e vëzhguesve të fshehtë erotikë. Çfarë pa kryeshërbëtorja eksploron gjerësisht seksualitetin dhe identitetin seksual. Bota e veprës është një makth i vërtetë frojdian i çlirimit të shtypjes seksuale. Ortoni e përdor seksin si armë dhe dëshira e tij është të trondisë dhe të zemërojë publikun. Tronditje, neveri, të qeshura ― të gjitha përzihen për të krijuar një pjesë teatrale, e cila, duke sjellë argëtim dhe ndriçim të mendjes, konsiderohet sot si vepër klasike bashkëkohore. b.g

laura renato