Aktualitet

Ky vit më i keqi në aspektin seksual; Italia po mundohet të inkurajojë njerëzit me reklama ndërsa Rusia me frigoriferë

Independent shkruan se ka qenë një vit shumë i keq për sa i përket marrëdhënieve seksuale. Nuk flitet për një magji specifike apo për një person të pafat; duket se ka një numër vendesh që thjesht nuk po mjaftohen me aq aktivitet seksual sa kryejnë. Dhe kjo gjë tregohet mjaft qartë në një hartë të publikuar. Rezulton se në Spanjë, nivelet e lindshmërisë janë duke rënë poshtë dhe një komision i posaçëm është angazhuar për të ndihmuar në ndryshimin e trendit. Edelmira Barreira Diz 'komisionere për sfidën demografike' thotë: Ne kemi shumë punë për të bërë...

Në Hong Kong, popullsia po zvogëlohet dhe shkalla e lindshmërisë është vetëm 1.8 fëmijë për grua. Në vitin 2013, vendi propozoi idenë e shpërblimeve në para për të inkurajuar çiftet që të kenë fëmijë. Kjo u frymëzua nga një skemë e ngjashme në Singapor, por plani nuk u materializua kurrë.

Shkalla e lindshmërisë në Itali është vetëm 1.43, shumë më poshtë mesatares evropiane. Në televizionet e vendit shfaqen një sërë reklamash që i inkurajojnë qytetarët: "Bukuria nuk njeh moshë, lindshmëri". India në përgjithësi nuk ka problem me pjellorinë, megjithatë, komuniteti Parsi po pakësohet. Situata e tyre është një shembull tjetër i reklamimit që përdoret për të ndihmuar çështjen; me slogane si, "Jini përgjegjës  mos e përdorni prezervativin sonte".

Shkalla e fertilitetit të Danimarkës prej 1.73 fëmijëve për grua është e ulët aq sa një kompani ka bërë një ofertë për para dhe ushqime për gjithë fëmijët që lindin, duke i ndihmuar deri në tre vjeç. Problemi u bë kaq i keq në Rusi në këtë vit, 2007  sa 12 shtatori u quajt Dita zyrtare e fertilizimit. Ishte një festë kombëtare me synimin ndajqytetarëve që të lindnin fëmijë. Gratë që lindën nëntë muaj më vonë u shpërblyen me nga një frigorifer.

Një qasje novatore për problemin u propozua në Japoni, ku një grup studentësh prezantuan Yotaro në vitin 2010, një robot i projektuar për t'i dhënë çifteve kujdes shtesë për fëmijët. Singapori ka shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, një shifër prej 0.81 fëmijë për grua. Vendi shpenzon rreth 1.6 miliardë paund në vit për programet që i inkurajojnë njerëzit të bëjnë seks. Ata madje kanë kufizuar numrin e apartamenteve me një dhomë gjumi në dispozicion për të inkurajuar njerëzit të jetojnë së bashku me shpresën se kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e gjërave. Koreja e Jugut promovon shtimin e familjes në çfarëdo mënyre që mundet, duke ofruar para për njerëzit që kanë më shumë se një fëmijë, me zyrat e punës që mbyllen në orën 7 të  mbrëmjes dhe çdo të mërkurë për "Ditën e Familjes". Tiranapost.al E.B