YouPost

Kur mbretëria shqiptare njihte qeverinë e Gjeneralit Franko të Spanjës (1936)

Kur mbretëria shqiptare njihte qeverinë e Gjeneralit Franko të

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Qershor 2019

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 28 nëntorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me njohjen asokohe të qeverisë së gjeneralit Franko të Spanjës nga mbretëria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 Në Tiranë, Zyra e shtypit shqiptar publikon shkresën në vijim :

“Qeveria Mbretërore e Shqipërisë, duke konsideruar se pjesa më e madhe e territorit spanjoll është nën autoritetin e qeverisë nacionaliste të Burgosit dhe që në pjesët e tjera të Spanjës asnjë autoritet nuk ushtrohet nga një qeveri tjetër, sjell në vëmendjen e gjeneralit Franko njohjen e qeverisë së tij nga Shqipëria.

Kjo njohje është gjithashtu pjesë e natyrshme e politikës antikomuniste të praktikuar nga Qeveria Mbretërore Shqiptare.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-mbreteria-shqiptare-njihte-qeverine-e-gjeneralit-franko-te-spanjes-1936/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim./ Tiranapost.al.