Kujdes! Fiksimi ndaj lojërave online, do trajtohet si çrregullim shëndetësor
Fiksimi për të luajtur online tashmë do konsiderohet si çrregullim mendor për herë të parë. Në një raport të WHO, të publikuar më pas në New Scientist thuhet se përdoruesit e lojërave online në mënyrë të vazhdueshme, do klasifikohen si njerëz me probleme shëndetësore mendore dhe kjo gjë u hodh si hipotezë që para 27 vitesh, në vitin 1990.
Raporti i përditësuar do publikohet në vitin 2018 ku fiksimi për të luajtur online do kategorizohet tek problemet serioze shëndetësore që kërkojnë monitorim. Termi ekzakt do jetë Gaming Disorder. Vladimir Poznyak, anëtar i organizatës botërore shëndetësore ka thënë se lojërat online apo playstation sjellin pasoja të rrezikshme shëndetësore. Ai e krahason këtë me të alkoolizuarit, pra nuk ka një term apo emër sëmundje, megjithatë sjell një sërë pasojash apo problemesh të mëdha shëndetësore. Tiranapost.al E.B
![]()