Aktualitet

Jonida Maliqi surprizon vajzën me sindromën Down

Jonida Maliqi surprizon vajzën me sindromën Down

Ka qenë emocionues reagimi i Selmës, një vajze me sindromën Down në “Top Show Magazine”. E ftuar në emision, Selma priste që në studio të vinte drejtoresha e shkollës ku ajo studion, por në fakt surprizohet kur sheh para vetes këngëtaren e saj të preferuar, Jonida Maliqi, e cila për më tepër i bën edhe një dhuratë në transmetim direkt në Top Channel.

Top Show

“Unë mora vesh që ti ke shumë qejf, ke një pasion të veçantë për teknologjinë. Të është prishur më duket Ipad-i kohëve të fundit. Unë kam një tablet për ty.”,- i thotë Maliqi, ndërsa Selma e falenderon dhe i bën komplimente për pamjen e jashtme.