Aktualitet

Barron përsëri nuk qeshi…

Mëngjesin e sotshëm, në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ngarkuar mbi një karrocë me kuaj, mbërriti një bredh gjigant natyral, që do të bënte të hidhej përpjetë nga gëzimi të madh e të vogël. Por jo Barron-in, djalin 11-vjeçar të çifit presidencial amerikan. Ai jo vetëm që nuk duket i gëzuar që do të zbukurojë pemën e Krishtlindjeve të shtëpisë më të famshme në botë, por duket sikur e kanë marrë me zor aty, sa për të shkrepur dy foto.

[caption id="attachment_143813" align="aligncenter" width="396"](Barron dhe Melania, foto nga CNN)[/caption]

Ok, ai është djali i një miliarderi. Në rezidencat ku ka jetuar duhet të ketë pasur përherë bredha të mëdhenj me hala të freskëta e globe nga më të bukurit, po a nuk është përherë gëzim pema e Krishtlindjes për fëmijët? Barron duket hundë e buzë. Njëlloj siç është dukur edhe gjatë fushatës së të atit. Njëlloj si në ceremoninë e inaugurimit të tij si President i Amerikës. Njëlloj si në ditën e transferimit për në Shtëpinë e Bardhë bashkë me të ëmën, Melania-n. Njëlloj si në çdo dalje publike me çiftin presidencial. Njëlloj me buzë të varura. Mos ndoshta të jesh fëmija i Presidentit të Amerikës nuk është ndonjë qejf i madh?

[caption id="attachment_143810" align="aligncenter" width="1280"](Familja Trump, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_143809" align="aligncenter" width="750"](Familja Trump, foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_143808" align="aligncenter" width="1280"](Donald dhe Barron Trump)[/caption]

[caption id="attachment_143807" align="aligncenter" width="1024"](Familja Trump, foto nga Google)[/caption]

Se ne që e shohim nga larg pale si na duket, lumturi e kënaqësi. Por Barron nuk duket aspak i kënaqur. Në vend të detyrave që i imponon protokolli ndoshta ka dëshirë të jetë tjetërkund duke bërë tjetër gjë. Barron nuk e fsheh aspak bezdinë. Sepse është ende një fëmijë dhe nuk i ka mësuar ende buzëqeshjet e shtirura të të rriturve. Ose ndoshta ka një karakter serioz, që për të qeshur i duhet një ngjarje më e madhe sesa mbërritja me karrocë e pemës gjigante të Krishtlindjeve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]