Aktualitet

A duan të votojnë shqiptarët? Ky sondazh tregon se sa janë për Po

A duan të votojnë shqiptarët? Ky sondazh tregon se sa janë

Kanë mbetur 5 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, por a duan shqiptarët të votojnë? Insittuti italian GPD Inspiring Research ka publikuar sondazhin. Nga ky sondazh nga kompania e anketimeve rezulton se 55.7% e shqiptarëve do të votojnë e ndërsa 34% e tyre janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë që janë 10.3% të tjerë të cilët ende nuk e kanë vendosur. A është i besueshëm ky sondazh? GPF Inspiring Research është një kompani që njihet nga shqiptarët, pasi dha parashikime të sakta për rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2013 dhe në vitin 2017.

Megjithatë, presidenti Meta në deklaratën e ditës së sotme në 8 të mëngjesit tha se anulimi i zgjedhjeve është vendosur me dekret të firmosur dhe është botuar në fletoren zyrtare dhe si e tillë duhet të zbatohet. Meta komentoi edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi 30 qershorin, duke thënë se Kolegji nuk ka kompetenca të vendosë mbi dekretin e presidentit, përveçse të japë vendime për palët e përfshira në procesin zgjedhor. I pyetur se çfarë do bëjë në këto kushte, Meta tha se çdo vendim që do marrë do jetë në interes të popullit, por 30 qershorin për zgjedhje e quan një datë imagjinare të një procesi që nuk ekziston. Sondazhi i publikuar mbrëmë nga Report TV/ Tiranapost.al. E.B